HomeBASKETBOLLVllaznia mund edhe Skënderbeun në Korçë. Elian Memçaj shënon 25 pikë

Vllaznia mund edhe Skënderbeun në Korçë. Elian Memçaj shënon 25 pikë

Basketbollistët e rinj të Vllaznisë kanë marrë sot edhe të shtatën fitore rradhazi në kampionat, në po kaq ndeshje të luajtura. Këtë herë ata kanë triumfuar ndaj Skënderbeut në Korçë me rezultatin 63-54.

Takimi i sotëm ka qenë i prapambetur dhe ndërkohë vlerësimi në kampin shkodran ka qenë maksimal pasi është tentuar të vijojë seria e fitoreve në kampionat dhe kështu ka ndodhur.

Protagonisti kryesor edhe në këtë ndeshje, ashtu si thuajse në të gjitha të tjerat ka qenë shtatëlarti Elian Memçaj i cili ka shënuar plot 25 pikë për ekipin e tij duke qenë jo vetëm shënuesi më i mirë i ndeshjes, por ka bërë diferencën me të gjithë.

Me fitoren e sotme, Vllaznia U18 vijon të kryesojë renditjen e kampionatit me pikë të plota, megjithatë trajneri Hallunaj është shprehur se objektivi parësor për këtë ekip është futja në zonën play-off.

Pasi të jetë siguruar kjo gjë, pastaj do të mendohet për titullin kampion që padyshim është objektivi i tij për këtë sezon, por megjithatë gara pritet të jetë e fortë deri në fund.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments