Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia mund edhe Teutën dhe merr fitoren e dytë në kampionat

Vllaznia mund edhe Teutën dhe merr fitoren e dytë në kampionat

Janë luajtur mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e para të javës së 7-të dhe të fundit të fazës së parë të Superligës në volejboll për meshkuj. Dhe njëra prej dy ndeshjeve ishte ajo e Vllaznisë e cila luajti në Durrës ndaj Teutës vendase.

skuadra e Vllaznisë fitoi 3-2 (25-19, 30-32, 25-19, 24-26, 15-7) ndaj Teutës vendase. Një ndeshje emocionuese dhe me rivalitet, ku të dyja skuadrat dueluan për fitoren edhe pse mikeshat nga Shkodra ishin disi më superiore, duke fituar në setin finale.

Kjo është fitorja e dytë për ekipin e drejtuar nga trajneri Dorian Tafa sepse më parë ka mundur edhe Korabin dhe tashmë edhe Teutën. Dy skuadra këto që i ka lënë më poshtë në renditje.

TEUTA- VLLAZNIA 2-3

(19-25, 32-30, 19-25, 26-24, 7-15)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments