Vllaznia u rikthye në Kategorinë e Parë dhe është premtuar se në Superiore, në sezonin e ardhshëm, shkodranët do të rikthehen në nivele të larta. Por, kjo ka pak gjasa që të ndodhë sepse skuadra, tashmë kur kemi hyrë në muajin korrik, skuadra nuk ka një datë se kur do të fillojë përgatitjet.
Është folur për afrime të bujshme, e madje përzgjedhje lojtarësh cilësorë nga tregu vendas dhe ai i huaj, por deri më tani ka vetëm fjalë boshe dhe asnjë të vërtetë.
Në Shkodër, një situatë si kjo e këtij sezoni nuk e kanë parë as dy vite më parë kur skuadra ra nga elita për herë të parë. Vllaznia e sotme ka vetëm largime në masë, imagjinoni as të rinjtë nuk kanë më dëshirë që të luajnë në elitë me skuadrën “mëmë”. Ndërsa edhe titullarë shkodran siç ishte rasti i Tafilit po zgjedhin ekipe të tjera.
Por, me shumë gjasa edhe sulmuesi braziliani Zhunior, një nga më të spikatur në sezonin e shkuar me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ardhshëm. Me shumë gjasa, shtatlarti mund të luajë jashtë vendit, ndonëse ka marrë oferta edhe nga klube të elitës sonë./vipsport/