Pritej tw ndodhte ndryshe por vajzat e Vllaznisw nw volejboll nuk ia kanw dalw tw fitojnw ndaj Barleti Volej nw ndeshjen e luajtur pasditen e sotme nw pallatin e sportit “Qazim Dervishi” tw Shkodrws.

Ndonwse udhwhiqnin 2-0, vajzat shkodrane janw mundur nw fund 2-3 duke treguar edhe njwherw tjetwr se mungesa e pwrvojws vazhdon t’i penalizojw ato.

Vllaznia fitoi setin e parw 25-21 dhe mw pas edhe tw dytin 26-24 ndwrkohw qw edhe nw tw tretin udhwhiqte 7-3 duke krijuar pwrshtypjen se do ta fitonte pastwr kwtw ndeshje.

Por nuk ka ndodhur kwshtu. Barleti Volej arriti tw pwrmbysw gjithçka duke fituar setin e tretw 25-18 dhe mw pas edhe tw katwrtin po me tw njwjtat shifra.

Kjo bwri qw tw dy ekipet tw shkojnw nw set final, aty ku Vllaznia e rwnw psikologjikisht nuk arriti tw dilte nw lojwn e saj dhe pwr rrjedhojw wshtw mundur 8-15 duke humbur kwsisoj tw gjithw ndeshjen me rezultatin 2-3.
© shkodrasport.com