Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia ndryshon 'strehë'. Stërvitje dhe grumbullim në Velipojë para ndeshjes me Teutën

Vllaznia ndryshon ‘strehë’. Stërvitje dhe grumbullim në Velipojë para ndeshjes me Teutën

Tek Vllaznia kanë menduar që skuadra të punojë në qetësi në pragndeshjen me Teutën. Si rrjedhojë, drejtuesit e klubit në bashkëpunim edhe me stafin teknik kanë vendosurr që skuadra të largohet nga qyteti dhe ndyshe nga herët e tjera të qëndrojë gjatë të gjithë javës e grumbulluar.

Për këtë arsye është zgjedhur Velipoja si destinacioni i saj. Skuadra që prej pasdites së djeshme ka “braktisur” Shkodrën dhe është sistemuar në bregetin e Adriatikut, pikërisht në Hotel “Margjokaj”.

Nga ana tjetër, edhe stërvitjen janë duke e zhvilluar atje, pikërisht në fushën sportive “Adriatik”. Kuptohet që gjendja e saj nuk është në më të mirën e saj për shkak të reshjeve të shiut, por gjithsesi është shumë e pranushme dhe ndoshta për momentin është fusha me gjendjen më të mirë në Shkodër.

Mendohet që skuadra të qëndrojë në Velipojë deri ditën e shtunë kur dhe do të marrë rrugën drejt Durrësit për ndeshjen ndaj Teutës. Gjendja e futbollistëve duket e mirë dhe të gjithë janë të bindur se janë mundësitë për të marrë edhe një tjetër rezultat pozitiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments