Vllaznia ka marre nje fitore in extremis. Goli i Dunges ne minuten e 97-te i ka dhene asaj fitoren 3-2 ndaj Tiranes

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me formacionin e saj me te mire nderkohe qe Tirana ndonese me mungesa u pa qarte se do te synonte fitoren.

Ne minuten e 43-te shtylla i mohon golin Grent Halilit. I pafat sulmuesi i Tiranës. Pas harkimit të Tolit, Halili ka gjuajtur me kokë shumë pranë vijës fatale, teksa ka gjetur shtyllën e majtë pingule.

Pjesa e pare do te mbyllej ne kete menyre me avantazhin e shkodraneve 1-0 qe duken shume te motivuar per ta fituar kete ndeshje.

Ne minuten e 47-te super aksion i bardhebluve. I mjaftojnë vetëm disa sekonda talentit Muçi për të vendosur baraspeshën.

Zgjat vetëm 3 minuta barazpesha. Herald Marku realizon me një predhë nga distanca duke shtngur portierin bardheblu Bekaj dhe duke e dërguar topin në cepin e portës.

Ne minuten e 63-te gafë e portierit Zogoviç, i cili nuk e llogarit mirë daljen! Sasraku vendos baraspeshën duke përfituar mjaft mirë nga dhurata e portierit të skuadrës shkodrane.

Momente paniku në minutën e 67-të të sfidës Vllaznia-Tirana. Mesfushori i bardhebluve Gamfi pëson një dëmtim të frikshëm gjatë një dyluftimi në mesfushë dhe u transferua menjëherë në spital me autoambulancë.

Ne minuten e 97-te Dunga do te shenonte duke i dhene nje fitore me shume vlere Vllaznise

VLLAZNIA- TIRANA 3-2

Marku ’28 (11-m), ’50/ Muçi ’47, Sasraku ’63