Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia në "fushatë trajnerësh". Por, para zgjedhjes së tij, janë gjëra të...

Vllaznia në “fushatë trajnerësh”. Por, para zgjedhjes së tij, janë gjëra të tjera për t’u bërë

Tek Vllaznia priten zhvillime në ditët e ardhshme por ndërkohë nuk mungojnë planet e trajnerëve- kandidatë për pankinën e kësaj skuadre.

Edi Martini, Ervis Kraja, Asim Gjokoviç e ndonjë tjetër, e kanë shfaqur hapur dëshirën e tyre për t’u bërë trajner të ekipit shkodran.

Secili premton natyrisht rikthimin e kësaj skuadre në elitën e futbollit shqiptar.

Shumë interesant propozimi I shqiptaro- malazezit Gjokoviç që përveç ka provuar të shpallet kampion me ekipin shkodran, tashmë shpreh dëshirën për t’u bërë edhe trajner I tij.

Madje duke premtuar se do ta shpallte atë kampion duke qenë 20 pikë përpara ekipit të vendit të dytë dhe nëse nuk e realizon këtë gjë, nuk do asnjë lekë nga drejtuesit e klubit.

Nga ana tjetër, Edi Martini dëshiron të nisë aventurën e dytë të tij në pankinën e Vllaznisë dhe është I bindur se mund t’ia dalë.

Por ndërkohë Ervis Krçështja eaja e konsideron veten ende në detyrë ngaqë e ka drejtuar atë në dy ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar.

Për më tepër që është ende nën kontratë me klubin. Padyshim që çështja e trajnerit është e rëndësishme por nuk ështe e para që kërkon të marrë zgjidhje.

Përpara saj pritet që të zgjidhet çështja e Këshillit Mbikëqyrës, e administratorit dhe e drejtorit sportiv.

Planet e drejtuesve të lartë të klubit janë të qarta megjithatë duhet pritur edhe pak ditë për të nisur nga konkretizimi I këtyre lëvizjeve.

E rëndësishme është që Vllaznia jo vetëm që të rikthehet sa më parë në Superligë por njëkohësisht të hidhen dhe themelet për skuadrën e sezonit tjetër pastaj që ekipi të jetë rivalizues edhe në kategorinë superiore.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments