Nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia në futsall e ka nisur me fitore turneun që po zhvillohet në Mal të Zi, “Ulqini Open 2025”. Kuqeblutë fituan me rezultatin 4-0 ndaj ekipit të Sloga 2, falë golave të Gjoklaj, Djepaxhia, Tafili dhe Bashaj.
Sa i takon ndeshjes, Vllaznia e dominoi atë nga fillimi e deri në fund dhe si rrjedhojë nuk e vendosi asnjëherë në dyshim fitoren. Për kuqeblutë në këtë ndeshje e nisën si titullarë Behari, Gjoklaj, Tafili, Gokaj, Djepaxhia dhe u aktivizuan Mesi, Bashaj e Çokaj.
Vllaznia e futsallës ka si synim fitimin e këtij turneu dhe paraqitjen sa më mirë në të, kjo edhe pas disa afrimeve të bëra gjatë kësaj periudhe. Ndeshja e rradhës për kuqeblutë në këtë turne do të jetë ndaj Pro Conto të enjten në ora 18:00.
Vllaznia Futsall- “Sloga 2” 4-0
Golat: Gjoklaj, Djepaxhia, Tafili, Bashaj
Formacioni i Vllaznisë: Behari, Gjoklaj, Tafili, Gokaj, Djepaxhia (u aktivizuan: Mesi, Bashaj, Çokaj) Tr: Arben Xhaferi