Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia në grupin "e ferrit" në kupë me Flamurtarin, Skënderbeun e Laçin

Vllaznia në grupin “e ferrit” në kupë me Flamurtarin, Skënderbeun e Laçin

Skuadra shkodrane ka fituar në ndeshjen e djeshme me Bylisin për kupë duke siguruar vendin e parë në grup por nga sa merret vesh, ky ka qenë një “rreng” që ballshiotët u kanë bërë shkodranëve. Ata e kanë parë sesi kanë shkuar gjërat në grupet e tjera dhe pasi kanë marrë vesh që nëse do dilnin të parët, do ndesheshin në turin tjetër me ekipe si Flamurtari e Skënderbeu, ia kanë bërë “këtë nder” Vllaznisë duke e lënë atë të parën dhe prandaj nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi ndeshjes në minutat e fundit duke e humbur atë. Djemtë e rinj shkodranë, në përpjekje për të treguar se dinë të luajnë fort dhe të fitojnë, duket se nuk e kanë patur shumë mendjen tek ajo çfarë po ndodhte por kanë shënuar dhe në fund i janë gëzuar fitores. Ballshiotët nga ana e tyre shumë diplomat janë “kënaqur” me humbjen. Kjo duket qartë në deklaratën e trajnerit të tyre Naxhi Shensoj pas ndeshjes kur ka thënë: “Nuk arritëm ta fitonim këtë ndeshje, por kjo humbje kishte një të mirë jo të vogël për Bylisin sepse shmangu daljen në “grupin e ferrit”. Tashmë jemi në grupin tjetër dhe kemi pretendimet tona”. Kaq mjafton për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në atë ndeshje.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments