HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia në heshtje shtypi edhe para ndeshjes me Bylisin

Vllaznia në heshtje shtypi edhe para ndeshjes me Bylisin

Për të dytën herë rresht, tek Vllaznia kanë vendosur që të mos flasin në prag të saj. Pas heshtjes së shtypit të pragndeshjes me Kukësin, e njëjta gjë ka ndodhur edhe sot në prag të takimit të rradhës, atij që do të luajë nesër ndaj Bylisit po në “Loro Boriçi”.

Ky është një vendim i marrë nga drejtuesit e klubit me qëllim krijimin e një qetësie në skuadër në këtë pragndeshje duke qenë se kohët e fundt ka patur jo pak zhurmë rreth ecurisë së saj apo dhe ndonjë ngjarje të ndodhur në ndeshjet e fundit.

Një vendim i tillë për drejtuesit është i drejtë dhe do ta ndihmojë skuadrën ta përgatisë si duhet takimin me ballshiotët në të cilën do të kërkohet padyshim fitorja.

Vllaznia vazhdon të ndodhet në vendin e parë në renditje edhe pas javës së 23=të të kampionatit dhe padyshim që do të tentojë ta ruajë atë vend deri në fund e kjo mund të arrihet në rradhë të parë duke fituar nesër ndaj Bylisit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments