Ka ardhur para dy javesh ne Shkoder dhe deri me tani ka luajtur vetem pak minuta per Vllaznine. Wenderson da Silva Soares, i quajtur ndryshe “Maranhao” siç e kane zakon brazilianet t’u vene nofka te tjereve, sulmuesi ne fjale konsiderohet nje lojtar i rendesishem per kuqeblute.
Kuptohet qe gjendja e tij fizike nuk eshte ajo e duhura dhe per rrjedhoje, 27 vjeçari po punon fort gjate ketyre diteve per te kapur ritmin e te tjereve. Trajneri Mirsad Jonuz ka shume besim se ky lojtar do ta ndihmoje aq sa duhet skuadren ne manovren sulmuese, ne te cilen ne fakt aktualisht ka jo pak defiçite.
Ne tre ndeshjet e para te kampionatit, ne maje te sulmit eshte aktivizuar Silvio Zogaj i cili ka bere paraqitje shume te kenaqshme megjithate i mungon nuhatja aq sa duhet para portes kundershtare.
Prandaj bashke me Wenderson apo dhe me Emerson qe luan si sulmues i dyte, Vllaznia pritet te rregulloje jo pak gjera ne sulm duke filluar nga ndeshja e rradhes me Teuten.
Kuqeblute kane shenuar vetem nje gol ne tre ndeshje, ate nga Hygor ne ndeshjen e pare ndaj Laçit. Tashme, po presin shperthimin e Wenderson apo dhe te lojtareve te tjere sepse kuptohet pa shenuar nuk mund te pretendosh fitoren e nje takimi.
www.shkodrasport.com