Pjesmarrja e Vllaznise jo ne turin e pare por te dyte te “UEFA Conference League”, do te thote se ndeshjet e ketij kompeticioni per ekipin shkodran do te startojne dy jave me vone.
Pikerisht per kete arsye, mesohet se trajneri Mirel Josa ka vendosur t’u jape nje tjeter “bonus” futbollisteve te tij. Fillimisht ishte planifikuar qe ata te riktheheshin ne stervitje me date 10, por planet kane ndryshuar.
“Shkodra Sport” meson se numri 1 i pankines kuqeblu u ka komunikuar lojtareve se pushimet e tyre mund te vazhdojne deri me date 15 qershor, por kuptohet pa e tepruar shume me peshen.
Ne kete date i gjithe ekipi do te grumbullohet fillimisht ne Shkoder e me pas do te bisedohet me drejtuesit e klubit per ta spostuar ekipin diku jashte vendit ne nje kamping ku mund te zhvillojne stervitje me ngarkesa te larta fizike.
Vllaznia do te luaje ne turin e dyte te “Conference League” dhe emrin e kundershtarit do ta mesoje pikerisht diten kur do te nise stervitjen. Per te bere me pas edhe planet per te ardhmen…/SHKODRA-SPORT.COM/