Vllaznia do te luaje neser ne oren 16.45 ndeshjen e rradhes ndaj Skenderbeut pikerisht ne stadiumin “Loro Boriçi”. Nje takim ky i cili duhet fituar patjeter sepse vetem ne kete menyre, mund te ruhet hapi i Partizanit dhe Kukesit, dy rivaleve te saj.
Pas ndeshjeve te sotme ku Partizani fitoi 3-1 ndaj Dinamos dhe Kukesi humbi 1-4 ndaj Teutes, te dy keto ekipe kundershtare te shkodraneve ndodhen ne kuoten e 46 pikeve.
Kuqeblute jane plot 4 pike larg dhe per kete arsye, atyre neser nuk u ben pune as barazimi. Ne rast fitoreje, do t’u shkojne nje pike larg Partizanit e Kukesit dhe si rrjedhoje lufta me to do te ishte e hapur.
Djemte e Plorit e kane te qarte tashme situaten e krijuar dhe padyshim qe do te tentojne te rigjejne fitoren. Duket se vleresimi eshte maksimal ne kampion shkodran per sfiden ndaj korçareve.
Te pakten nga sa kane deklaruar, nuk do kete asnje shenje nenvleresimi per kundershtarin i cili ndodhet ne vendin e fundit te renditjes, por ne fushe neser mund te dhuroje ndonje surprize te pakendshme dhe prandaj te Vllaznia jane duke i marre masat per kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/