Vllaznia do te luaje neser ne “Loro Boriçi” ndaj Kukesit ndeshjen e fundit te ketij viti dhe ne kampin shkodran jane gati per t’i bere nje mbyllje ashtu si duhet ketij viti.
Skuadra ka mbyllur sot pergatitjet per kete takim duke pervijuar gjithçka sa i takon menyres te se luajturit, formacionit dhe shume gjera te tjera qe kane te bejne me te.
Nga ajo çfare eshte pare, trajneri Brdariç ka nder mend qe te bere serish rrokade ne maje te sulmit. Nese ne Elbasan ndaj Dinamos preferoi Aralicen nga minuta e pare, kete here do te jete ndryshe.
Si titullar do ta nise maqedonasi Djurdjevic, ndersa kroati do te ulet ne pankine. Ky duket se do te jete nje ndryshim i sigurte ne formacion, por nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe ndonje tjeter.
Vllaznia per kete ndeshje nuk ka asnje lojtar te pezulluar dhe po ashtu as te demtuar dhe per rrjedhoje, kontigjenti ne dispozicion te stafit teknik eshte i plote, çka i jep mundesine te beje zgjedhjet e duhura./SHKODRA-SPORT.COM/