Vllaznia ka mbyllur diten e sotme pergatitjet per sfiden me Laçin dhe tashme te konfirmuar jane mungesat e Adilit dhe Ardit Hoxhajt, por stafi teknik nuk e ka mendjen tek to.
Trajneri Brdariç dhe ndihmesit e tij kane caktuar tashme edhe menyren si do te luaje ne takimin e neserm dhe po ashtu edhe formacionin me te cilin do te zbresin ne fushe nga minuta e pare.
Ajo qe duhet te permendim ne kete shkrim eshte fakti qe stafi do te vazhdoje t’i besoje mesfushorit boshnjak Zinedin Mustedanagiç. Forma e tij ka ardhur gjithnje ne rritje por ajo çfare pritet prej tij eshte qe te jete me i sakte ne goditjet drejt portes kundershtare.
Kjo sepse kemi te bejme me nje futbollist i cili ka nje goditje te mire dhe mbi te gjitha, eshte shume i zgjuar dhe ne çdo ndeshje kur eshte aktivizuar, ka dale para portes kundershtare. Me i suksesshem ka qene ne kupe ku ka shenuar rregullisht, ndersa ne kampionat ka shenuar vetem ndaj Dinamos ne ndeshjen e fazes se pare.
Mbase ka ardhur momenti qe ai te shenoje rregullisht. Dhe te luash perkrah lojtareve te tille si Latifi e Da Silva ne manovren sulmues, padyshim qe eshte privilegj dhe Mustedanagiç duhet ta shfrytezoje ate./SHKODRA-SPORT.COM/