Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nesër ndaj Dinamos për të kërkuar maksimumin

Vllaznia nesër ndaj Dinamos për të kërkuar maksimumin

Vllaznia do të luajë nesër në ora 19:30 në “Air Albania” ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Dinamos. Një fitore e mundshme edhe ndaj këtij rivali do ta ngjiste atë në vendin e dytë të renditjes dhe për më tepër vetëm dy pikë larg kreut. Një barazim do t’i ruante sërish raportet me tre rivalet, por ajo që nuk duhet të llogarisin shkodranët është humbja.

Skuadra duket shumë e motivuar për të marrë një tjetër rezultat pozitiv pas atij të mesjavës ndaj Egnatias. Lojtarët dhe stafi teknik kanë udhëtuar pasditen e sotme nga Shkodra drejt kryeqytetit shumë optimist.

Nesër pritet të kenë edhe mbështetjen e një numri të madh tifozësh kuqeblu në shkallët e stadiumit dhe ky do të jetë një motiv më shumë për të gëzua të gjithë në fund të kësaj përballje.

Megjithatë te Vllaznia e kanë të qartë se duhet bërë shumë kujdes për këtë përballje sepse përballë do kenë një kundërshtar shumë të fortë si Dinamo dhe nuk përshtatohet mundësia që të jetë edhe një sfidë taktike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments