Skuadra shkodrane gradualisht po i jep fund përgatitjeve për ndeshjen e rradhës, atë që do të zhvillohet ditën e premte në Tiranë ndaj Partizanit. Kuqeblutë kanë për të zhvilluar edhe një seancë të fundit paraditen e nesërme, para se të marrin më pas rrugën drejt kryeqytetit. Kjo seancë do të jetë vendimtare për fatin e tre lojtarëve që kanë patur probleme dëmtimesh kohët e fundit.

Bëhet fjalë për Alsid Tafilin, Erald Çinarin dhe Antonio Markun. Shpresat janë që të tre ata të jenë të rikuperuar megjithatë stafi teknik dhe ai mjekësor nuk duan të nguten sepse gjithçka mund të ndodhë. Vllaznia në javët e fundit ka patur shumë probleme sa i takon mungesave dhe për këtë arsye, ato është e sigurtë që do jenë prezent edhe ndaj të kuqve megjithatë shpresat janë që numri të paktën të zvogëlohet paksa.

© shkodrasport.com