Vllaznia gjithmone e ka patur “njerin sy” edhe nga Lezha, qyteti fqinj nga i cili ka marre jo pak lojtare gjate historise se saj. Nje gje e tille ka vijuar edhe vitet e fundit dhe shembulli me i mire kane qene futbollistet Ildi Gruda dhe Akileu Ndreca te cilet kane qene pjese e rendesishme e Akademise Vllaznia.
Ashtu siç eshte edhe Silvio Zogaj i cili sot po luan me sukses edhe me ekipin e pare te kuqebluve. Por nderkohe, drejtori teknik i Akademise Vllaznia Alban Neziri duket se ka “zbuluar” nje lojtar tjeter me te dhena shume te mira dhe e ka sjelle ne Shkoder tashme.
Behet fjale per Alesio Perloshin, sulmuesin 16 vjeçar i cili ka qene pjese e Beselidhjes se fundmi por vete lojtari eshte joshur nga deshira per te qene pjese e Vllaznise dhe i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se drejtorit Neziri.
Nje tjeter arsye pse Alesio i ka thene ‘po’ Vllaznise ka qene edhe fakti se me kete skuader 20 vite me pare ka luajtur edhe i ati- ish- futbollisti i njohur Leonard Perloshi, nje nga mesfushoret- sulmues me te talentuar te futbollit shqiptar te atyre viteve.
Prandaj dhe bashkimi i te birit me kuqeblute nuk ka qene i veshtire. Alesio Perloshi eshte 16 vjeç, luan si sulmues dhe pritet te jete nje pike e forte per Vllaznia U17 ne gjysmen e dyte te sezonit, pikerisht per arritjen e objektivave qe ajo ka si ne kupe ashtu edhe ne kampionat.
www.shkodrasport.com