Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nis të mendojë për Dinamon, sërish një tribunë falas për tifozët

Vllaznia nis të mendojë për Dinamon, sërish një tribunë falas për tifozët

Vllaznia pret Dinamon në ndeshjen e radhës të vlefshme për Superioren. Ndeshja merr jetë të shtunën, ora 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Klubi shkodran ka nxjerrë në shitje dhe biletat për këtë sfidë. Çfarë bie në sy është se hyrja në tribunën C do të jetë falas.

Kujtojmë se në një nga sektorët e tribunës C vendosen “Vllaznit Ultras”. Tifozët e zjarrtë të kuqebluve shihen dhe si lojtari i 12-të, për këtë vetë klubi kërkon mbështetje në takimin e radhës.

Biletat në tribunat e tjera variojnë nga 400 lekë më e lira dhe deri në 1500 lekë te tribuna VIP. Kjo shihet dhe si kryendeshja e javës, pasi shkodranët mbajnë vendin e dytë në renditje, ndërsa dinamovitët atë të katërt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments