Drejtuesit e Vllaznise dalengadale po i bejne realitet ato çfare kishin premtuar te realizonin ne merkaton e janarit.
Pas mbrojtesit Adili dhe sulmuesit Hristov, nga mbreme eshte bashkuar me ekipin edhe sulmuesi tjeter, ai i kombetares se Moldavise Eugen Sidorenco. Kjo behet e ditur permes vete klubit shkodran qe ne faqen e tij shkruan:
“Ekipi ka vijuar edhe ditën e djeshme procesin stërvitor duke zhvilluar seancën e rradhës në përgatitoren që është duke zhvilluar në Ohër.
Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes është bashkuar me ekipin në hotel “Belvedere” edhe sulmuesi Eugen Sidorenco.
Drejtuesit e klubit kanë arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin e kombëtares moldave dhe në ditët në vijim pritet që ajo të konkretizohet me hedhjen e firmës në kontratë.
Sidorenco sakaq në orën 11.00 do të bashkohet me ekipin në stërvitje duke zhvilluar seancën e parë me kuqeblutë”.