Vllaznia i paraprin punes dhe “e lidh” nen kontrate edhe per tre vitet e ardhshme sulmuesin qe po spikat ne keto javet e para te kampionatit. Behet fjale per 21 vjeçarin Antonio Delaj.
Klubi shkodran e ka bere te ditur nje gje te tille pak minuta me pare dhe padyshim qe ky eshte nje vendim per t’u duatrokitur sepse Delaj mund te konsiderohet nje element shume i rendesishem per kete skuader.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e akordit dhe firmosjen e zgjatjes së kontratës edhe për 3 vitet e ardhshme me futbollistin Antonio Delaj”- shkruhet ne kete njoftim.
Duhet thene se klubi shkodran ka ndryshuar komplet kurs kete sezon duke i besuar gjithnje e me shume elementit te ri dhe pas shitjes se Smajlit e Alivodes, ne vijim mund te kete edhe te tjere qe do te mbushin arken e tij. Dhe Antonio Delaj me shume mundesi mund te jete njeri prej tyre./www.shkodrasport.com/