Pas humbjes ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1, trajneri i Skënderbeut Migen Memelli ka folur përpara mikrofonave të “SuperSport” duke analizuar këtë takim:
“Ishim më të kujdesshëm në pjesën e parë, pësuam shumë shpejt gol. Pas pësimit të golit të dytë skuadra reagoi, kundërshtari ka dhe merita. Sot jam shumë i zhgënjyer nga mënyra sesi humbëm, nuk na ka dominuar, këto janë detaje që na ulin ritmin e rezultatit. Dy gabime ishin individuale që na kushtuan rëndë. Është një rival për mbijetesën për Bylisin dhe do të bëjmë gjithçka për ta fituar. Do të mundohemi të ruajmë qertësinë në skuadër, ne kemi jashtëzakonisht cilësi në skuadër.
Ekipi është koshient që mund të përballet me cilido, të mërkurën ndaj Bylisit do të luajmë për ta fituar. Jam shumë i zhgënjyer ata janë njerëz dhe mund të gabojnë, por marr përgjigjësitë e mia. Problemi kryesor ishte koha e presionit, ne jemi skuadër e konsoliduar dhe qendra e majtë dhe qendra e djathtë ishin me një kohë vonesë. Kundërshtari e ka më të lehtë për të bërë veprimin, e riktheksoj nuk pamë ndonjë dominim të Vllaznisë edhe pse e komplimentoj Vllazninë.”