Saturday, January 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nuk ‘pyet’ as për Partizanin, merr kreun pas 4 fitoreve rradhazi

Vllaznia nuk ‘pyet’ as për Partizanin, merr kreun pas 4 fitoreve rradhazi

Vllaznia ka siguruar sot fitoren e katërt radhazi në kampionat, që e ka ndihmuar skuadrën shkodrane të kthehet në kreun e renditjes duke iu bashkuar atje Egnatias.

Shkodranët kanë mundur me shifrat 1-0 Partizanin në Shkodër, falë sidomos një pjese të parë të kontrolluar plotësisht, të finalizuar me një gol shumë të bukur të Kastratit.

Kryeqytetasit u munduan të reagonin në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste para Pohls, por pa pasur aftësinë të shtynin topin në rrjetë. Kësisoj, në fund ishte Vllaznia që festoi tre pikët që e ngjitin përsëri në krye, ndërsa Partizani sheh t’i largohet gjithnjë e më shumë ”Final Four”.

VLLAZNIA-PARTIZANI 1-0
32′ Kastrati

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments