Vllaznia ka marrë sot fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mundur Teutën në transfertë për të bërë të sajën kreun e klasifikimit tashmë pa pasur përkrah asnjë skuadër tjetër.
Ekipi i Martinit u tregua cinik, teksa shënoi shpejt me Malën golin e avantazhit dhe pastaj administroi rezultatin përballë durrsakëve të cilët rrallëherë vunë në vështirësi serioze Pohls, edhe pse zhvendosën lojën në gjysmëfushën kundërshtare.
Ndaj Vllaznia i gëzohet tre pikëve dhe shkëputjes, ndërsa Teuta fillon gjithnjë e më shumë të ndjehet e rrezikuar edhe nga ekipet që vijnë më pas në klasifikim.
TEUTA-VLLAZNIA 0-1
9′ Mala


