Vllaznia nuk ka qenë në lartësinë e performancës në javët e fundit edhe si rrjedhojë e mungesave të lojtarëve titullarë në javët e fundit, që duket se do ta shoqërojnë skuadrën e trajnerit Tomas Brdariç edhe për pak kohë.
Herald Marku një prej lojtarëve më të mirë të Vllaznisë në këtë sezon mungon që prej takimit ndaj Laçit për shkak të një dëmtimi në gju. Marku pësoi një tërheqje muskulore në fillim të shkurtit që do ta mbante jashtë fushave të futbollit për disa javë.
Por mesa duket mesfushorit të kuqebluve do t’i duhet ende edhe pak kohë për t’u rikuperuar plotësisht. Marku sipas të gjitha gjasave do të humbasë edhe ndeshjen e të hënës ndaj Kukësit për të qenë i gatshëm për shkodranët fundjavën e ardhshme.
Një lajm i mirë ka ardhur nga infermieria për trajnerin Brdariç për sfidën ndaj verilindorëve pasi mbrojtësi i majtë maqedonasi Aleksander Isaevski, është drejt rikuperimit, ndonëse edhe për të pritet që trajneri të vendosë se çfarë do të bëjë…/Vipsport/