Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE VOLEJBOLLVllaznia për femra s'mund të bëjë asgjë ndaj Tiranës kryesuese

Vllaznia për femra s’mund të bëjë asgjë ndaj Tiranës kryesuese

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznia nuk ka arritur të bëjë asgjë ndaj Tiranës kryesuese të kampionatit në ndeshjen e luajtur sot pasdite në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Seti i parë i ndeshjes është fituar nga Tirana 25-15, i dyti 25-16 ndërsa në të tretin epërsia ka qenë edhe më e madhe, 25-12 për vajzat kryeqytetase. Ndërkohë, në kuadrin e ndeshjeve të kësaj jave, ka fituar edhe UMB Volej në Peshkopi ndaj Korabit vendas me të njëjtin rezultat 3-0.

Siç na njofton bashkëpunëtori ynë Fatmir Zhuzhi, pavarësisht përpjekjeve të vendaseve, ata nuk kanë mundur të marrin qoftë edhe një set në këtë ndeshje. Vajzat e ardhura nga Tirana, të drejtuara nga trajner Hasan Gurabardhi i kanë fituar të tre setet e ndeshjes në shifrat 25-14, 25-14 dhe 25-16. Kjo ishte humbja e rradhës për ekipin e Korabit që vazhdon të jetë në vendin e fundit të tabelës së renditjes. Pavarësisht përpjekjeve të sekretarit të klubit Bashkim Lala për ta mbajtur këtë ekip, vështirësitë duken shumë të mëdha.
www.shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments