Saturday, January 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia përsëri në krye, Borshi: Mbyllja në mbrojtje? Nuk është taktikë, sidomos...

Vllaznia përsëri në krye, Borshi: Mbyllja në mbrojtje? Nuk është taktikë, sidomos në Shkodër

Zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi, ka drejtuar sot ekipi në mungesë të Edi Martinit të pezulluar, duke festuar në fund një sukses të rëndësishëm ndaj Partizanit, që ka kthyer kuqeblutë në kreun e renditjes. Sipas tij, ekipi tashmë duhet të jetë i fokusuar për të mos humbur më këtë pozitë.

“Dua ta nis me një ngushëllim për familjen e lojtarit të Tiranës që humbi vajzën. Ndërkohë, dua edhe të uroj edhe doktorin tonë legjendar edhe 100 vite.

Ajo që na gëzon si staf, them se janë tre ndeshje që nuk kemi pësuar gol, shto edhe një në Kupë bëhen katër. Besoj kjo është pikë shumë e rëndësishme për ekipin. Ne të them të drejtën e kemi pritur oshilacionin, se kemi bërë vetëm një javë pushim se kishim Europën dhe ishim në fushë shumë shpejt. Është shpenzim energjie, edhe fizikisht, edhe psikologjikisht. Ishte i pritshëm oshilacioni, mund të menaxhohej me mirë, por mund të shkonte edhe më keq, për fat të mirë nuk u shkëputën ekipet. E morëm veten, por është më e vështirë për ta mbajtur, se mund ta arrish, por për ta mbajtur duhet të jesh me këmbë në tokë dhe i fokusuar në çdo ndeshje.

Duhet të kemi pak më shumë dendësi në zonë, zbritja e Muratajt, tërheqja për të ndihmuar mesfushorët, duhej të ishte një hap më shpejt për të qenë më pas në shtyllën e dytë se Balaj është e deklaruar që shkon në shtyllën e parë. Mund ta mbyllnim lojën pak më shpejt se i kishim rastet. Por është edhe çështje besimi, se si ndihet lojtari, nëse është i gatshëm të shkojë në zonë e ndihmojë ekipin, nëse nuk e ndjen veten të gatshëm të shkojë e të bëjë golin, thotë më mirë po rri po ndihmoj ekipin mbrapa. Por po mundohemi të korrigjojmë , sepse kishte shumë krosime në zonë e ishte vetëm Balaj aty.

Qëndruam me një bllok të ulët, jo domosdoshmërisht është taktikë, sidomos në Shkodër. Por edhe dëshira për vendin e parë, për të fituar ndeshjen, ta imponon edhe kundërshtari. Duhet të ishim pak më lart, ndoshta u kënaqëm pak me Dinamon që qëndruam me bllok të mesëm. Por është edhe menaxhim energjish e lodhja se ishin shumë ndeshje. Besoj se të gjithë lojtarët ndjehen mirë e në formë, do përdorim rotacion se mundësitë i kemi, për të gjithë lojtarë e ekipin, duke i marrë ndeshjet një nga një.

Edhe pas ndeshjes po diskutoja me disa lojtarë, edhe në pjesën e parë, se kemi humbur pasime të thjeshte 2-3 metra apo 4-5 metra larg. Por këto çojnë në tranzicion negativ e duhet kthyer i gjithë ekipi të rikuperojë gabimin e x apo y lojtari. Duhet të jemi racional, ndeshjet janë të ngjeshura e që nga nesër duhet të punojmë për ndeshjen e radhës”, tha Borshi pas përfundimit të ndeshjes për RTSH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments