Pas atyre ndaj Laçit dhe Otrant (e para e humbur 2-3, e dyta e fituar 2-0), Vllaznia do te zhvilloje edhe dy ndeshje te tjera miqesore ne prag te startit te kampionatit dhe sfides se pare te kampionatit, asaj me Kukesin qe do te luhet me 19 gusht ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Trajneri Memelli ka bere te ditur dje se kundershtaret e ketyre miqesoreve do te jene Teuta me 7 gusht dhe Kukesi me 12 gusht. Por me shume mundesi kjo e dyta nuk do te zhvillohet.
Arsyeja eshte e thjeshte: Nje jave me pas keto dy ekipe do te luajne serish sebashku per kampionat dhe trajneret Memelli e Hallaçi nuk do te kishin deshire t’i tregonin njeri- tjetrit menyren e te luajturit te skuadrave te tyre.
Si rrjedhoje ne ditet ne vazhdim pritet te mesohet saktesohet nese kjo miqesore do te anullohet apo jo dhe nese po, atehere pritet me interes te shikohet se kush do te jete kundershtari i Vllaznise ne miqesoren e 12 gushtit./SHKODRA-SPORT.COM/