Realdo Fili është futbollisti i cili pritet të ndryshojë ekip në këtë merkato janari. Pas një përplasje me tifozët gjirokastritë për shkak të rezultateve negative futbollisti fierak nga “hero” përfundoi në tribunë për mos ta parë më fushën e blertë.
Fili është padyshim një nga futbollistët më të mirë në Superiore për fazën ofensive, këtë e ka dëshmuar jo vetëm tek Luftëtari i cili para se të dënohej ishte futbollisti kryesor, por edhe në kohën kur luante për klubin e Partizanit.
Burime për Newsport.al kanë bërë me dije se pas problemeve të shumta me Luftëtarin, futbollisti fierak mund të transferohet tek ekipi i Bylis në merkaton e janarit. 23 vjeçari shihet si një përforcim për ballshiotët të cilët këtë vit kanë objektivë arritjen në Europa League.
Ne fakt, ka dite qe flitet per nje mundesi bashkimi te ketij lojtari me Vllaznine por drejtuesit e saj duket se kane vonuar t’i bejne oferten dhe nga kjo mund te perfitojne ballshiotet.