Lista e federimit e Vllaznisë për sezonin 2019-2020 ka edhe një vend bosh. Pra, nga 25 që është numri i lojtarëve të lejuar për të qenë pjesë e skuadrës, kuqeblutë mesa duket kanë federuar 24.
Kjo ngaqë drejtuesit e klubit kanë lënë edhe një vend bosh për një tjetër lojtar. Trajneri Jonuz e ka përmendur shpesh se presin një lojtar nga Uganda.
Po ky i fundit ka zbuluar ditën e djeshme edhe emrin e këtij futbollisti. Bëhet fjalë për Godfrey Walisimbi.
“Ne presim një tjetër lojtar, Godfrey që luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe është futbollist i kombëtares së Ugandës. Ai ka rënë për gjithçka dakord me ne për kushtet e kontratës dhe tashmë ka vetëm problemin e marrjes së vizës. Nëse zgjidh gjithçka deri në afatin e fundit të mbylljes së transferimeve, do të bëhet pjesë e jona, ndryshe duhet t’i bëjmë planet pa të”- është shprehur Jonuz.
Nga të dhënat që mësohen, kemi të bëjmë me një futbollist 30 vjeçar i cili gjatë karrierës së tij me klube të ndryshme, ka luajtur edhe plot 93 ndeshje me kombëtaren e Ugandas që prej vitit 2009 dhe deri më sot.
www.shkodrasport.com