Vllaznia do të presë, të dielën në orën 16:30, në “Loro Boriçi”, Teutën në një ndeshje që të dyja skuadrave iu nevojtet fitorja.
Interesi për këtë ndeshje është i konsiderueshëm dhe klubi i Vllaznisë ka dhënë njoftimin për biletat.
Çmimi i tyre është relativisht i ulët, pasi një tifozi nuk do t’i nevojten më shumë se 300 lekë për të parë ndeshjen nga shkallët e stadiumit. Shitja e biletave do të nisë nesër në orën 10:00.
Kujtojmë që tribunat VIP, do të jenë të mbyllura për shkak të dënimit nga Komisioni i Disiplinës.