Klubi Vllaznia ka prezantuar diten e sotme modelet e reja te fanellave per sezonin 2023-2024. Ajo qe bie ne sy eshte se drejtuesit i kane kushtuar shume rendesi dizenjove dhe fanellat e reja duken edhe shume me te bukura.
Per t’i reklamuar ato, klubi ka perdorur disa nga lojtaret me te rendesishem te skuadres, duke filluar nga Balaj, Hakaj, Krymi, Mala, portierin Qarri, por edhe te rinjte Alivoda e Spahija.
Sa i takon uniformes tradicionale, sivjet Vllaznia eshte rikthyer tek ajo tradicionalja me pjesen e perparme te ndare ne dy gjysma, ku ne njeren eshte e kuqja dhe ne tjetren bluja. Por e veçanta eshte se bashke me keto ngjyra, eshte shkrire ne dizenjo edhe harta e rrugeve te Shkodres.
Ideja eshte e qarte: Ngjyrat kuqeblu jane dhe do te jene ne çdo rrugice te Shkodres. Nje gjetje vertete origjinale dhe shume domethenese, çka pritet te sjelle edhe nje interes te madh te tifozeve per blerjen e tyre.