HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia projekton rikthimin e bujshëm

Vllaznia projekton rikthimin e bujshëm

Vllaznia u rikthye në Superiore pas një viti mungesë dhe ka nisur prej kohësh punën intesive për përforcimin e skuadrës. Sot, Ndriçim Shtubina konfirmoi rikthimin e tij tek ekipi shkodran, por drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq.

“Sportekspres.com”, duke iu referuar faqeve te ndryshme prane klubit shkodran, raporton se Vllaznia ka nisur bisedimet me ish-mesfushorin e kombëtares, Armando Vajushi, i cili luajti me Teutën në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar. “Djemtë e Detit” dhe Vajushi nuk e vazhduan bashkëpunimin dhe 27-vjeçari është lojtar i lirë.

 

https://www.facebook.com/KF.Vllaznia.Shkoder1919/posts/2528173830572922

Vajushi e ka nisur karrierën e tij pikërisht te skuadra e Vllaznisë, me të cilën ka luajtur për tre sezone. Në Superiore, Vajushi ka luajtur 55 ndeshje me Vllazninë, duke shënuar 8 gola.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments