Vllaznia “qan” mungesen e mbrojtesit Isaevski per ndeshjen e se dieles ndaj Kukesit, por edhe ne kampin verilindor nuk jane te qete sa i takon mungesave per kete ndeshje sepse se fundi kane marre nje lajm te keq.
Kukësi në hall, dëmtohet qendërmbrojtësi Kenan Horiç. Boshnjaku ka pësuar tërheqje muskulare që para Laçit, çka e detyroi që të mungonte në këtë ndeshje. Gazeta mëson se trauma është e gradës së dytë dhe kërkon të paktën dy javë pushim.
Stafi mjekësor po bën çdo përpjekje për ta rikuperuar sa më shpjet 30- vjeçarin, ndonëse duket e vështirë. Lojtari humb kështu Vllazninë e Apoloninë dhe rikthimi në fushë llogaritet për javën e 7-të kundër Bylisit, por as kjo nuk ka siguri.
Mjekët do ta kenë në vëzhgim të plotë, me qëllim që gjendja e tij të përmirësohet. Gjithsesi, stafi teknik po merr masat për ta zëvendësuar atë. Alternativat për këtë rol, Lulaj dhe Bytyçi. Vetëm këta janë të disponueshëm pasi sikundër dihet, Hetemaj është me “COVID-19” dhe prej ditësh mungon në stërvitje.
Ndihmëstrajneri Rrahman Hallaçi po punon intensivisht me pjesën e grupit që ka të gatshëm dhe kundër shkodranëve do të kërkohet vetëm fitorja dhe konsolidimi i pozitave në renditje.