HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia ra nga kategoria, drejtuesit vendosin për masat dhe penalizimet që do...

Vllaznia ra nga kategoria, drejtuesit vendosin për masat dhe penalizimet që do merren pas dështimit

Edhe pse me një buxhet të majm për sezonin që sapo përfundoi, Vllaznia nuk mundi të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar, duke rënë nga kategoria.

Kjo ishte një dramë jo vetëm për qytetarët dhe spordashësit shkodranë, por për sportin shqiptar në të tërësi.

Drejtuesit e klubit shkodran kanë vendosur të mos presin që gjërat të rrjedhin normalisht, por kanë menduar të nisin me marrjen e masave pas dështimit në fund të këtij sezoni.

Masat e para që pritet të merren kanë të bëjnë me rishikimin e kontratave të lojtarëve që ishin pjesë e skuadrës këtë sezon.

Më pas pritet të ketë dhe penalizime për lojtarët, që flitet se do marrin gjoba por nuk përjashtohet mudësia e mos dhënies së rrogave të muajit maj.

Kjo është më e pakta që drejtuesit shkodranë mund të bëjnë pas kësaj disfate, duke ditur se humbjet qenë të mëdha dhe përgjegjësit për dështimin e këtij sezoni ende nuk janë zbuluar./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments