Shumë prej skuadrave të futbollit shqiptar kanë nisur të bëjnë planet për sezonin e ri por në Shkodër në fakt nuk ka akoma asnjë lëvizje.
Megjithatë, drejtuesit e Vllaznisë nuk mendojnë se janë të vonuar në këtë drejtim.
Ata janë të bindur se gjërat shumë shpejt do jenë në rrugën e duhur dhe puna do të nisë.
Skuadra thuajse është, shumica e lojtarëve janë ende nën kontratë dhe nuk mund të largohen.
Po ashtu, edhe trajner pritet të jetë një person që e njeh mirë përbërjen aktuale dhe ambjentin tek Vllaznia, çka do të thotë se nuk do të jetë e vështirë për t’u përshtatur.
Kur flasim për çështjen e trajnerit tëkuqebluve, dy emrat më të lakuar kohët e fundit janë ato të Edi Martinit dhe Ervis Krajës.
Ky I fundit e ka drejtuar skuadrën në dy javët e fundit të kampionatit të kaluar dhe e njeh mirë përbërjen dhe po ashtu edhe kontigjentin e lojtarëve që ka patur tek ekipi B, çka do të thotë se mund të ketë një miksim të tij me pjesën tjetër të futbollistëve.
Në fakt, edhe I takon të vazhdojë punën ngaqë pranoi ta marrë Vllazninë në momentet më të vështira ndoshta të historisë së saj.
Por nga ana tjetër, Martini e ka shprehur hapur dëshirën për të marrë për të dytën herë drejtimin e kuqebluve.
Me misionin e qartë jo vetëm për ta ngjitur në Superligë por edhe për të nisur një projekt ambicioz për të ardhmen.
Ndërkohë, pista e trajnerit të huaj duket se është sfumuar në Shkodër.
Megjithatë çdo gjë do të qartësohet brenda pak ditësh, menjëherë pas emërimit të administratorit të ri të klubit dhe fillimi I korrikut pritet ta gjejë Vllazninë në fushën e stërvitjes.
© shkodrasport.com