Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia rikthehet në normalitet, gara për titull bëhet më interesante tani

Vllaznia rikthehet në normalitet, gara për titull bëhet më interesante tani

Diçka me tepër se një muaj më parë, fill pas humbjes së Vllaznisë në shtëpi ndaj Bylisit, nëpër media u shpërnda lajmi se trajneri Thomas Brdaric nuk do të drejtojë më kuqeblutë për shkak të mungesës së rezultateve.

Një situatë momentale që pati reagimin e futbollistëve të cilët kërkuan rikthimin e teknikut. Kjo kërkesë mori edhe miratimin e drejtuesve dhe ashtu siç funksionin një skuadër, të gjithë premtuan që shumë shpejt ekipi do të rikthehet tek suksesi.

Ky premtim nuk vonoi, gjithçka u rikthye në normalitet dhe ishte pikërisht sfida e Kupës së Shqipërisë që riktheu humorin te Vllaznia. Fill pas atij takimi humbja është një kujtim i largët për shkodranët, teksa kualifikimi në finalen e Kupës së Shqipërisë ishte një tjetër moment tepër pozitiv i ekipit.

Suksesi i fundit ndaj Apolonisë në shifrat 6-0 ndonëse kundërshtari po kalon çaste të vështira, sërish fakti që u gjet 6 herë rruga e rrjetës tregon moralin e lartë që kanë kuqeblutë.

I qëndrojnë pranë kreut me vetëm 2 pikë distancë dhe tashmë kur kanë mbetur pak xhiro nga fundi, Vllaznia do të tentojë me çdo kusht të ngrejë lart trofeun e titullit kampion që ishte dhe objektivi primar i klubit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments