Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia rikthen në shtëpi sulmuesin 19 vjeçar Radovani

Vllaznia rikthen në shtëpi sulmuesin 19 vjeçar Radovani

Në verë nuk u arrit akordi dhe për rrjedhojë sulmuesi i dalë nga Akademia Vllaznia, Angjelo Radovani firmosi në Ballsh me Bylisin. Por edhe atje duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet dhe për rrjedhojë sulmuesi 19 vjeçar mësohet se e ka ndërprerë kontratën me mallakastriotët.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Vllaznisë të ndërhyjnë menjëherë ta bindin për t’u rikthyer sërish në Shkodër duke firmosur me të një kontratë njëvjeçare. Kështu bëhet e ditur në njoftimin e shpërndarë nga vetë klubi Vllaznia ku shkruhet:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me futbollistin Angjelo Radovani. Sulmuesi 19 vjeçar shkodran pas një përvojë të shkurtër në Ballsh, rikthehet për të dhënë më të mirën e tij në klubin ku u formua si futbollist.

Me Radovanin është firmosur një kontratë trevjeçare dhe fillimisht do të luajë me ekipin e 21 vjeçarëve, por duke qenë vazhdimisht në vëmendjen e stafit të ekipit të parë.

Mirë se u ktheve në shtëpi, Angjelo!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments