Vllaznia ne diten e dyte te pergatitjeve qe po zhvillon ne Zllatibor te Serbise ka rritur edhe ngarkesat stervitore.

Behet e ditur se sot jane zhvilluar dy seanca stervitore dhe po kaq do te kete edhe neser nderkohe qe ne mesjave do te zhvillohet nje tjeter ndeshje miqesore.

Nje gje e tille eshte bere e ditur ne vete faqen e klubit Vllaznia ku shkruhet:

Ekipi i Vllaznisë ka mbyllur sot ditën e dytë të përgatitjeve në kampingun e Zllatiborit. Stafi teknik kishte planifikuar të zhvillonte dy seanca, teksa paradreke futbollistët janë stërvitur në palestër, ndërsa pasdite kanë zbritur në fushën e blertë duke punuar teknikisht dhe taktikisht.

Edhe ditën e nesërme sërish do të ketë dy seanca sepse stafi kërkon t’u japë ngarkesat e duhura fizike lojtarëve të cilët deri më tani po e përballojë ashtu si duhet këtë gjë. Në mesjavë ndërkohë është planifikuar të luhet një tjetër ndeshje miqësore.