Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia shënoi në fund, Bylis ‘tërbohet’ me arbitrin, bërryli i Adilit hap...

Vllaznia shënoi në fund, Bylis ‘tërbohet’ me arbitrin, bërryli i Adilit hap polemika. Ja çfarë thonë specialistët

Vllaznia fitoi 0-1 me Bylis në transfertë. Një gol i Ardit Hoxhaj në sekondat e fundit të ndeshjes ka bërë që shkodranët të qëndrojnë sërish me 9 pikë nga ndjekësit më të afërt.

Goli i fitores së sotme është kontestuar nga vendasit, teksa ka një dyshim për bërrylin e Adilit ndaj lojtarit vendas.

Trajneri i ballshiotëve ka reaguar edhe në intevistën e pasndeshjes, duke e cilësuar si një faull të padhënë nga arbitri Roxhers Muska.

Mevlan Adili duket se kërcen më shpejt se lojtari vendas dhe në rënie duket një bërryl, por që edhe sipas specialistëve nuk ka ndikuar në lojën e lojtarit vendas, pasi mbrojtësi mik ishte në rënie dhe i ka fituar kohën.

Ky asist solli edhe golin e Hoxhës, që riktheu festën në fundin e ndeshjes për shkodranët./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments