Vllaznia tani duket se ka nisur te mendoje seriozisht edhe per futbollistet qe jane rritur tek Akademia e klubit per t’i intergruar edhe ne ekipin e pare. Rastet pozitive nuk mungojne me futbollistet qe kane arritur te gjejne nje vend te rendesishem ne skuader dhe te tjere qe po presin shansin e tyre, pse jo per te shperthyer.

Kete sezon jane dy futbolliste qe u eshte dhene mundesia nga trajneri i meparshem, Mirel Josa, per te dhene kontributin e tyre ne skuader, me disa prej tyre qe kane bindur dhe shihen si pjese e projektit edhe ne vazhdim.

Edhe pse 20-vjecare, mund te thuhet se jane te afirmuar ne futbollin shqiptar tashme. Keshtu, behet fjale per mbrojtesin Geralb Smajli dhe mesfushorin e avancuar, Rejan Alivoda.

I pari ka plot 1314-minuta ne kembet e tij ne 17-ndeshje, ku se fundmi arriti te marre edhe nje vend titullari ne ekipin e pare. Me heret, ka qene edhe pjese e Kombetareve U-19, U-20 dhe U-21 te Shqiperise.

Nderkohe, Alivoda u thirr nga Vllaznia ne ekipin e pare, ku beri rritje te njepasnjeshme ne ndeshjet e tij me ekipin kuqeblu. Ai numeron 1744-minuta kete sezon dhe 23-prezenca ne loje, duke qene shpeshhere nje futbollist i vlefshem ne repartin e mesfushes. Me heret, ka qene edhe pjese e perfaqesueses Shpresa te vendit tone, por edhe ne Kombetaren U-19.

Per fat te mire, keta dy futbolliste kane kontrata afatgjate dhe nese mund te “peshkohen” nga ekipe te tjera, ata nuk mund te largohen pa perfituar klubi prej tyre. Gjithsesi, per te ardhmen misioni nuk do te jete aspak i lehte, pasi shkodranet duhet qe t’i sigurojne minuta te rregullta.

Kampionati ka edhe nente ndeshje ende dhe mbetet per t’u pare nese ndonje tjeter futbollist qe ka ardhur nga Akademia, sic eshte rasti i Kristi Qarrit, Flori Spahijes, Paolo Pjeshkes dhe Antonio Delajt, do te kene minutat e tyre ne dispozicion.
Maringlen ZHIVANI