Vllaznia do të përballet sot në mbrëmje me Linfilldin, ku do të tentojë kualifikimin për në turin tjetër të Ligës së Konferencës.
1212
Edhe pse do të jetë e vështirë pas humbjes 3-1 në Irlandën e Veriut, trajneri Memelli dhe ekipi i tij do të bëjnë të maksimumin e tyre.
Kuqebluve i duhet një fitore me tre gola diferencë për t’u kualifikuar, ndërsa me 2-0 ndeshja shkon në shtesë, pasi është hequr rregulli i golit në fushë kundërshtare.
LIVE
VLLAZNIA 0-0 LINFILLD
NGJARJET KRYESORE
45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
44’ Hakaj gjuan nga e majta, Xhons grushton dhe shpëton portën nga goli.
42’ Smajli nga e djathta provon me një gjuajtje nga distanca, pa gjetur katërkëndorin.
32’ Edhe Boshnjaku ka një mundësi të mirë për të shënuar me një diagonale që shkon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit.
31’ Harkim i Hakajt nga e majta, topi shkon përsëri te Çoba i cili gjuan dhe shënon, pro sheh që goli t’i anulohet për prekje topi me dorë.
27’ Top i mirë në thellësi në të djathtën për Çobën, ky i fundit nuk gjuan siç duhet në portën e miqve.
24′ Gjyqtari jep një pauzë të shkurtër, futbollistët e skuadrave freskohen për shkak të temperaturave të lartë,
19’ Hakaj godet drejt portës, por topi shkon drejt e në duart e portierit Xhons.
15’ Sulmuesi i Linfildit, Kris Mek Ki, avancon bukur në të djathtë dhe pasi driblon Hakajn, gjuan tokazi me të majtën nga brenda zonës, por pret i sigurtë Qarri.
12’ Kundërsulm i shpejtë i Vllaznisë me Çobën në krahun e djathtë, që pasi driblon M.Klark, avancon drejt zonës dhe aty shërben për Balajn, që me finte kërkon të bëjë një veprim spektakolar në zonë, por pret i sigurtë portieri Kris Xhons.
10’ Çoba tenton të pasojë në zonë, por mbrojtja e Lindfildit nuk e lejon.
1′ Starton sfida!