Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia- Skëmderbeu, ja kush arbitron sot në 'Loro Boriçi'

Vllaznia- Skëmderbeu, ja kush arbitron sot në ‘Loro Boriçi’

Ndeshja Vllaznia- Skenderbeu qe do te nise ne oren 14.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet qe ndodhen ne gare me njeri- tjetrin per t’iu shkeputur vendit te tete qe te çon ne play-out.

Nderkohe Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur qe kete takim t’ia besoje per ta arbitruar Klajdi Koles. Ai do te kete asistencen e dy ndihmesve te tij po te kolegjiumit te Tiranes, Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi nderkohe qe arbiter i katert ne kete takim do te jete durrsaku Klodian Shahini.

Sakaq vezhgues i arbitrave do te jete Besnik Kaimi nderkohe qe delegat i FSHF-se eshte caktuar Besnik Çela. Te dy ekipet duan arbitrim korrekt ne menyre qe ai te mos ndikoje ne rezultatin e ndeshjes.

Arbitrimi ne fakt ne gjithe keto ndeshjet e fundit eshte shoqeruar me probleme dhe polemika dhe kjo ndodhi edhe mbreme ne derbin Tirana- Partizani, por te shpresojme qe nuk do te ndodhe keshtu ne takimet e tjera.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments