Ndeshja Vllaznia- Skënderbeu që do të startojë në orën 13:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe që është e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore, i është besuar një arbitri të Kolegjiumit të Tiranës.
Bëhet fjalë për Mario Shabanin. Ndërkohë asistentë të tij në këtë ndeshje do të jetë Ridiger Çokaj i kolegjiumit të Lezhës dhe Endrit Veseli i atij të Fushë- Krujës. Arbitër i katërt ndërkohë do të jetë Ardian Beqiri.
Sakaq, vëzhgues i arbitrave do të jetë i mirënjohuri Albano Janku dhe delegat i Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë ndeshje është caktuar Besnik Çela.
Vllaznia synon fitoren dhe ruajtjen e diferencës me ndjekësit, por njëkohësisht të sigurojë sot edhe matematikisht titullin simbolik “kampion i dimrit”, ndërkohë që edhe Skënderbeu do të tentojë të marrë pikë për t’iu shkëputur sa më parë zonës së ftohtë.