Vllaznia e ka mbyllur ne avantazh 3-0 pjesen e pare te ndeshjes kunder Skenderbeut qe eshte duke u luajtur aktualisht ne “Loro Borici” dhe duket shume prane fitores se ketij takimi e shpalljes kampione e dimrit.

1′ GOOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Gol nga tuneli. Demir Imeri ndëshkon korçarët. Pas një gabimi në mbrojtjen e Skënderbeu nga ana e Govirit, mesfushori Imeri nuk ka falur, duke tundur rrjetën e Dajsinanit në sekondën e 37-të.

15′ Zëvendësim i detyruar te Skënderbeu, Ditmar Bicaj largohet me barrelë nga fusha për shkak të një dëmtimi, vendin e tij e merr Kosta Vangjeli.

22′ Reagon Skënderbeu. Pas një harkimi nga e majta, Mensah, provon me kokë, por tentativa e tij shkon drejt e në duart e portierit Zogoviç.

24’Dilaver ka nje mundesi te mire per te shenuar, por perballe portierit Dajsinani nuk arrin ta dergoje topin ne rrjete sepse ndalet nga portieri korcar.

’35 Ardit Hoxhaj gjuan fort brenda zones, topi preket nga portieri por pa u zoteruar dot dhe si rrjedhoje e kalon vijen e portes, gol 2-0 per Vllaznine.

’42 Pas nje goditje kendi, Ardit Hoxhaj kercen sakte me koke dhe shenon serish, te dytin gol personal dhe te tretin per Vllaznine.

VLLAZNIA- SKENDERBEU 3-0

Shenues: Imeri ‘1, A.Hoxhaj ’35, ’42

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Marku, Krymi, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Th. Brdariç

Skënderbeu: Dajsinani, Bizaj, Dumfur, Qaqi, Meksi, Govori, Duna, Taipi, Pusi, Mara, Mensah. Trajner: J. Ahmataj

Arbiter: Mario Shabani (Tirane)