HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia sot kundër Pogradecit, për herë të fundit shënonte sulmuesi nga Libani

Vllaznia sot kundër Pogradecit, për herë të fundit shënonte sulmuesi nga Libani

Sot futbolli shqiptar do jetë sërish në aktivitet dhe kësaj rradhe në kuadër të raundit të 1/8 të kupës së Shqipërisë. Sipas shortit Vllaznia do ndeshet me ekipin e Pogradecit në transfertë në orën 14:00.

Kuqeblutë pasi eleminuan Labërinë e liqenorët pasi nxorrën nga gara Besën, do përplasen mes tyre për një vend në çerekfinalen e kupës.

Ndeshjet me Pogradecin nuk janë të shumta në historinë e shkodranëve. Kështu Vllaznia rikthehet në qytetin juglindor pas 6 vitesh, ku për herë të fundit ka luajtur në datën 16.09.2015 për raundin e dytë të kupës së Shqipërisë kundër Pogradecit. Takimi do përfundonte në shifrat 1-1 ku për kuqeblutë shënonte Mohamed Kdouh e për vendasit në fund barazonte Çekiçi.

Vllaznia do arrinte të fitonte në ndeshjen e kthimit me shifrat 4-0 dhe do arrinte të kualifikohej për më tej. Një tjetër ndeshje që ka mbetur në memorie nga transfertat e pakta në Pogradec është ajo humbje e datë 06.04.2012 ku Vllaznia mposhtej 2-1 për javën e 20-të të Superligës.

Historiku i këtyre dy ekipeve nuk është i pasur mes tyre dhe sot pritet që për Vllazninë të mos jetë edhe aq e vështirë. Kjo duke parë edhe diferencat mes dy skuadrave, ku edhe pogradecarët nuk kanë ambicie të mëdha në kompeticionin e kupës.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments