Kampionati kombëtar i basketbollit rikthehet sërish sot në javën e 9-të të përballjeve. Kjo javë për Vllazninë rezervon një sfidë interesante, teksa luan ndaj Partizanit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Te shkodranët kanë bindjen se Vllaznia do ta fitojë edhe këtë takim dhe do të vazhdojë rrugën e saj për të arritur objektivat që kanë.
Kjo ndeshje pritet të jetë një sfidë e zjarrtë, teksa si Partizani, ashtu edhe Vllaznia, do të “përplasin brirët” për të marrë një fitore.
Ndeshja Partizani-Vllaznia, në basketboll, e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit kombëtar, do të luhet sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, duke nisur nga ora 18:00.
Vllaznia nuk arriti dot te fitonte Kupen e Shqiperise teksa humbi ne finale ndaj Tiranes dhe tashme do te jete e fokusuar maksimalisht tek kampionati ku do te kerkoje deri ne fund titullin kampion.
Maringlen ZHIVANI