Dita e sotme do te kete ne programin e saj edhe nje ndeshje miqesore futbolli, pikerisht ate qe do te luhet ne oren 17.00 ne fushen e kompleksit sportiv “Zmijani” ne mes Vllaznise dhe Veleçikut.

Stafet teknike te dy ekipeve kane rene dakord per kete miqesore duke shpresuar qe ajo t’i sherbeje si duhet per konsolidimin e formacioneve, skemave te lojes dhe shume gjera te tjera.

Vllaznia pritet te kete ndryshime ne krahasim me ndeshjet e fundit sepse do te provohen edhe lojtaret qe kane ardhur me vone nga merkatoja dhe po ashtu edhe tek Veleçiku trajneri Duli do ta shfrytezoje kete miqesore per te pare gjendjen e ekipit nje jave para startit te kampionatit, ngaqe edhe tek koplikasit ka patur shume ardhje lojtaresh ditet e fundit, por edhe largime.

Per te gjitha keto, ndeshja miqesore pritet te ndiqet me interes edhe nga tifozerite e te dy ekipeve nderkohe qe ajo do te drejtohet nga treshe arbitrash te kolegjiumit te Shkodres.
www.shkodrasport.com