Vllaznia do te nise diten e hene pergatitjet per ndeshjet europiane dhe skuadra ka filluar te marre forme. Jane 7 kontrata te firmosur deri me tani, prej te cilave 3 jane te lojtareve te ardhur si Amir Kahrimanoviç, Ardit Deliu dhe Melos Bajrami, si dhe 4 te lojtareve te Akademise, pikerisht Ersi Zaganjori, Kevin Dodaj, Klajti Halili dhe Aron Jukaj.

Por duket se firmat do te vazhdojne, madje nje e tille shume e rendesishme pritet diten e sotme. Mediat e bejne fakt te kryer qe ajo do te jete e ish- kapitenit Erdenis Gurishta. Ai ka qene ne bisedime me drejtuesit e Vllaznise ditet e fundit por problem per akordin ka qene mbyllja e marreveshjes me skuadren e tij aktuale CSKA Sofia 1948.

Kjo gje duket se eshte rregulluar diten e djeshme teksa vete lojtari ka bere te ditur se ka mbyllur gjithçka me bullgaret dhe do te rikthehet tashme ne Shqiperi dhe me shume mundesi ne shtepine e tij, ne Shkoder.

Gjithsesi duhet pritur mesdita e sotme per te pare nese do te kete nje firme ne kontrate te tij apo jo. Vllaznia aktualisht ka nevoje per nje mbrojtes te djathte sepse Geralb Smajlit i ka perfunduar kontrata dhe me shume mundesi do te largohet./www.shkodrasport.com/