Pas asaj me Laçin te zhvilluar pak dite me pare, ekipi i Vllaznise do te zhvilloje pasditen e sotme nje tjeter ndeshje miqesore, por kete here ndaj nje ekip inferior si ai Otrant i Ulqinit qe merr pjese ne Ligen e dyte te futbollit malazez.
Takimi do te nise ne oren 19:00 dhe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”. Per stafin teknik te Vllaznise do te jete nje mundesi e mire per te pare jo vetem titullaret, por edhe lojtaret e stolit sepse niveli i kundershtarit ia mundeson kete gje.
Deri me 19 gusht kur do te startoje kampionati i ri, kuqeblute kane nder mend te zhvillojne edhe 2-3 miqesore te tjera qe do ta ndihmojne stafin teknik per konsolidimin sa me te mire te ekipit.
Per momentin ende nuk jane zbardhur emrat e ekipeve kundershtare por ne vijim do te mesohet çdo gje. Skuadra shkodrane ka si objektiv te qenurit ne mes ekipeve pretendente edhe ne sezonin e ri dhe si rrjedhoje do te mundohet te konsolidohet sa me mire sepse e pret nje gare e forte./SHKODRA-SPORT.COM/